Pogba – Real Madrid, kjo është pengesa

Raporti jo i mirë i menaxherit Mino Raiola me Real Madridin është pengesë për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba në Santiago Bernabeu.

Sport

05/06/2015 11:24

Barcelona dhe Real Madrid janë dy klubet favorite në garë për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, ekziston një pengesë e madhe pse ylli francez mund të mos transferohet në Santiago Bernabeu.

Mino Raiola, menaxheri i Pogbas nuk ka marrëdhënie të mira me Los Blancos, klub të cilin e ka kritikuar shpeshherë në periudhën e fundit për shkak të politikës së transferimeve.

Andaj, së paku nga ky fakt, Barcelona mund të konsiderohet si favorite për blerjen e Pogbas.