Pogba: Rashford dhe Mbappe janë e ardhmja e futbollit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba mendon se bashkëlojtari Marcus Rashford dhe bashkëkombësi Kylian Mbappe janë e ardhmja e futbollit.

Sport

04/05/2021 09:40

Shpejtësia e dy lojtarëve ka bërë të këtë krahasime mes tyre dhe Pogba tregon pse të dy janë të lidhura me njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.

Mbappe fitoi Kupëne  Botës pranë Pogbas në vitin 2018 dhe francezi ka lavdëruar edhe Rashfordin për çfarë kanë arritur gjatë karrierës.

“Të dy janë talentë të mëdhenj. Mendoj se janë shumë të ri dhe të talentuar. Kanë arritur shumë për moshën e tyre”.

“Mendoj se janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit”, deklaroi ai.

Rashford ka shënuar 20 gola dhe regjistruar 13 gola me “Djajtë e Kuq” këtë sezon, derisa Mbappe ka shënuar 37 gola në 43 paraqitje këtë edicion./Lajmi.net/