Pogba qëndroi te Man Utd falë adidas

Pas një vere spekulimesh, Paul Pogba ka mbetur në Manchester United dhe duket se adidas luajti një rol të madh në qëndrimin e francezit në Old Trafford.

Sport

09/09/2019 09:16

Sipas Daily Star, adidas, që ka kontratë si me klubin ashtu edhe me lojtarin, ka vepruar si paqebërës dhe ishte vendimtar për të siguruar që të dy të kapërcejnë çdo çështje për të paktën një sezon tjetër.

Pogba ka startuar në katër ndeshjet e para në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Mesfushori francez shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Chelseat, me dy asistime.

Gjithsesi, tashmë dihet se dëshira e vetme e tij mbetet veshja e fanellës të Real Madrid. /Lajmi.net/