Pogba në Premierligë

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba mund të rikthehet në Premierligë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

02/02/2016 09:15

Manchester City me trajnerin e ri Pep Guardiola kanë identifikuar mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, si përforcimin e madh të afatit kalimtar të verës.

“Daily Mail” ka njoftuar se Pogba, dhe mbrojtësi i Evertonit, John Stones janë dy futbollistët e kërkuar nga Guardiola, përcjell “Lajmi.net”.

Pogba, ish mesfushor i Manchester Unitedit kërkohet edhe nga Barcelona, Real Madrid e Paris Saint-Germain.

Por, Manchester City është optimist për transferimin e tij pas arritjes së marrëveshjes me Guardiolën për postin e menaxherit në Etihad Stadium.