Pogba ‘ndez’ spekulimet: Realin Madridin e ëndërrojnë të gjithë

Paul Pogba ka ushqyer spekulime se mund të largohet nga Manchester United, për të realizuar ëndrrën duke u transferuar te Real Madrid.

Sport

20/03/2019 18:43

Mesfushori francez ka qenë i lidhur shpesh me një largim nga Manchester United sa këtë skuadër e drejtonte Jose Mourinho.

Por, pas ardhjes në krye të skuadrës së Ole Gunnar Solskajer, Pogba ka rikthyer formën e tij më të mirë duke udhëhequr ‘Djajtë e Kuq’ drejt një serie me disa fitore.

“Ashtu siç kam thënë gjithmonë, Real Madrid është një ëndërr për këto. Është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka deklaruar Pogba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ka për trajner Zidanen dhe është një ëndërr për këdo që e pëlqen futbollin”.

“Tani për tani, unë jam në Manchester United, nuk e dimë se çfarë do të ndodh në të ardhmen, jam këtu dhe jam i lumtur”./Lajmi.net/