‘Pogba më i miri, Pirlo doktor’

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka thënë se lojtari më i mirë në Serie A për momentin është Paul Pogba, ndërsa Andrea Pirlo është një doktor.

Sport

01/03/2015 16:11

Brozovic ka lavdëruar lojtarët e skuadrës kundërshtare, duke thënë se Pogba është lojtari më i mirë në Serie A ndërsa Pirlo është një doktor.

“Për mendimin tim, lojtari më i mirë në Serie A është Pogba, ndërsa Pirlo është doktor i futbollit”.

“Sidoqoftë, modeli im është Lampard, unë çdo herë kam dëshiruar të luaj si ai”, përfundoi mesfushori kroat, deklaratën e tij për Jutarnji List.

22 vjeçari u transferua te Interi gjatë janarit nga Dinamo Zagrebi për një shumë prej 8 milionë euro.