Pogba – Man Utd, komunikatë nga Juventus

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka insistuar se kampioni i Italisë nuk ka kontakt me Manchester Unitedin në lidhje me mesfushorin Paul Pogba.

Merkato

16/07/2016 08:32

Juventus nuk është në negociata me Manchester Unitedin në lidhje me mesfushorin Paul Pogba, ka insistuar drejtori i përgjithshëm i “Bianconerëve”, Giuseppe Marotta.

“Red Devils” janë në përpjekje për blerjen e reprezentuesit francez dhe janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro për rikthimin e tij në “Old Trafford”.

Por, Marotta ka insistuar se: “Nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe nuk kemi zhvilluar asnjë kontakt me asnjë klub për Pogban”, përcjell “Lajmi.net”.

Pogba është në pushime pas aventurës me Francën në “Euro 2016”.