Pogba – Kroos, a do të shkëmbehen në janar?

Paul Pogba përsëri është objektiv për transferim në Real Madrid.

Sport

12/09/2019 10:42

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

“El Chiringuito” raporton se “Los Blancos” kanë bërë gati një ofertë të re për blerjen e yllit francez, gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Real Madrid është i gatshëm ta ofrojë edhe shkëmbimin me Toni Kroos, për ta bindur klubin nga Old Trafford ta lejojë largimin e Pogbas.

Reprezentuesi francez ishte objektiv i “Los Blancos” edhe gjatë afatit kalimtar të verës por Manchester United pati kërkesa të mëdha për shitjen e tij. /Lajmi.net/