Pogba kërkon nga Raiola ta kompletojë transferimin te Real Madrid

Paul Pogba e dëshiron përfundimisht largimin nga Manchester United.

Sport

25/03/2019 15:23

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United me të përfunduar ky sezon.

Mesfushori francez ka biseduar me Mino Raiolan, duke i bërë me dije se dëshiron të kalojë te Real Madrid, përcjell lajmi.net nga France Football.

Pogba e di se skuadra spanjolle është e interesuar për të, andaj ditë më parë kishte bërë me dije se nuk ka lojtarë që mund t’i refuzojë.

Kështu, Real Madrid pritet të bëjë ofertë 100 milionëshe në drejtim të Manchester United, për t’i marrë shërbimet e francezit. /Lajmi.net/