Pogba ka vendosur se ku dëshiron të luajë

Manchester United është duke marrë në vazhdimësi lajme të mira.

Merkato

14/03/2019 15:37

Manchester United është duke kaluar nëpër një formë të mirë në këtë vit, gjersa ka filluar t’i blindojë disa lojtarë.

‘Djajtë e Kuq’ kanë marrë një lajm fantastik nga Paul Pogba rreth të ardhmes së tij, transmeton lajmi.net nga The Sun.

Mesfushori francez i ka bërë me dije Manchester United se nuk e dëshiron largimin nga skuadra.

Pogba kishte kërkuar largimin nga skuadra angleze, sa ishte Jose Mourinho në krye të skuadrës.

Por, me ardhjen e Ole Gunnar Solskajer, francezi ka ndryshuar qëndrim, pasi tani është i gatshëm edhe që ta përmirësoj kontratën e tij. /Lajmi.net/