”Pogba ka folur me Messin për t’u transferuar te Barcelona”

Barcelona është ndër ato ekipe që thuhet se kanë shprehur interes për Paul Pogban dhe vëllai i mesfushorit të Manchester United, Mathias, zbulon se fituesi i Kupës së Botës ka folur me Lionel Messin.

Sport

10/09/2019 17:39

Një tjetër dritare spekulimesh që e ka rrethuar francezin sapo është mbyllur dhe afati ka kaluar me Pogban që ende ka mbetur në ”Old Trafford”.

Sidoqoftë, pyetjet vazhdojnë të bëhen për sa kohë do të mbetet çështja, me 26-vjeçarin që tashmë ka pranuar se ai është i hapur për një sfidë të re, përcjell lajmi.net.

Mathias Pogba tha për El Chiringuito TV pasi u pyet rreth deklaratës së Sergio Ramos që tha se është fans i madh i vëllaut të tij: “Unë e di që ai ka folur me disa lojtarë, por jo me Ramos”.

“Kush tjetër? Oh, Messi. Ndonjëherë, jo gjithmonë. Zlatan Ibrahimovic, Griezmann, për shkak të ekipit kombëtar”, zbuloi ai. /Lajmi.net/