Pogba? Jo, Perez paguan 55 milionë euro për përforcimin e ri në Real Madrid

Real Madrid ka identifikuar një përforcim të ri.

Sport

06/12/2019 10:14

Në Holandë nuk kanë dyshime: Donny Van de Beek është objektivi i madh i Real Madridit.

“Los Blancos” janë duke bërë gati një ofertë me vlerë prej 55 milionë euro për transferimin e tij nga Ajax Amsterdam.

Sipas “De Telegraaf”, Van de Beek ka njoftuar Tottenhamin – një klub tjetër që tashmë një kohë të gjatë është interesuar për blerjen e tij – se preferon kalimin në Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm ta kthejë vëmendjen tek Van de Beek duke u tërhequr nga interesimi për blerjen e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba. /Lajmi.net/