Pogba iu ‘përgjigjet’ spekulimeve rreth një kalimi të mundshëm te Barcelona

Paul Pogba i ka hedhur poshtë zërat për një kalim te Barcelona.

Sport

09/09/2018 20:05

Ylli francez i Manchester United këtë afat kalimtar është përfolur shumë për një largim nga ‘Old Trafford’, me Barcelonën si një destinacion të mundshëm.

24 vjeçari në vitin 2016 për 105 milionë euro ishte transferuar te United nga Juventusi.

“Përderisa nuk më shihni në fanellën e Barcelonës, është sepse jam në Manchester. Spekulime do të ketë gjithmonë”, ka deklaruar Pogba.

Ai tutje ka folur edhe për raporton e tij me Jose Mourinhon, ku ka thënë se kanë pasur disa mosmarrëveshje të vogla.

“Kemi pasur disa gjëra të vogla me trajnerit, por marrëdhënia është gjithmonë e njëjtë, si trajner dhe lojtar. Ne kemi një synim të përbashkët, që është për të fituar”, ka shtuar ai./Lajmi.net/