Pogba ishte i uritur

Është vetëm 20 vjeç por në fushë duket si një veteran. Kush do që e ka shikuar Juventusin në dy edicionet e fundit e di se për kë bëhet fjalë, super talentin Paul Pogba. Ai bëri një tjetër paraqitje fantastike të dielën duke inspiruar skuadrën e tij drejt një tjetër fitoreje, 2:0 ndaj Livornos, e…

Sport

25/11/2013 11:40

Është vetëm 20 vjeç por në fushë duket si një veteran. Kush do që e ka shikuar Juventusin në dy edicionet e fundit e di se për kë bëhet fjalë, super talentin Paul Pogba.

Ai bëri një tjetër paraqitje fantastike të dielën duke inspiruar skuadrën e tij drejt një tjetër fitoreje, 2:0 ndaj Livornos, e pesta me radhë këtë edicion në Serie A.

Mirëpo, përveç se luajti rol në të dy golat e Bianconerëve, Pogba bëri diçka tjetër që vështirë se është dëgjuar më parë.

Gazetari i rrjetit Sky Sport, Gianni Balzarini ka njoftuar se në minutat e fundit të takimit – kur fitorja e Bianconerëve ishte e siguruar – Pogba kishte një kërkesë për bankinën e Juventusit.

“Në minutën e 40-të të pjesës së dytë, Pogba u kthye në drejtim të bankinës dhe tha se është i uritur. Më tregoni mua nëse keni dëgjuar ndonjëherë që një futbollist të kërkojë ushqim gjatë një ndeshje? Ai bënte sikur është duke luajtur futboll me shokë dhe mund të shkojë të hajë dhe të kthehet të luajë përsëri”, deklaroi Balzarini, i cili e përcolli ndeshjen shumë afër bankinës së Contes.

Pogba nuk e ndjen presionin, si kundër Livornos në Serie A ashtu edhe përballë Real Madridit në Ligën e Kampionëve.