Pogba ‘fundos’ Man Utd, shitet për një çmim shumë të lirë

Skuadra e Manchester United mund ta lërë të lirë Paul Pogban gjatë kësaj vere për një çmim shumë të lirë, nëse ky i fundit nuk nënshkruan kontratë të re me Djajtë e Kuq.

Sport

19/02/2020 14:45

Sipas Daily Mail, shuma për të cilën Pogba mund të largohet mendohet të jetë 50 milionë funte, me anglezët që do të ishin të detyruar ta lënë të lirë francezin, në mënyrë që mos ta humbasin me parametra zero sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

26-vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën aktuale, çka i bën drejtuesit e klubit anglez të mendojnë seriozisht për këtë çështje.

Skuadrat si Real Madrid, Juventus dhe Barcelona po fërkojnë duart dhe do të garojnë ashpër për shërbimet e mesfushorit, nëse ky i fundit nuk rinënshkruan me ish-kampionët anglezë.

Pogba gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm 7 ndeshje në Premierligë, pasiqë vuajti shkaku i një lëndimi që mori në muajin shtator.

Gjatë këtij sezoni, ish-lojtari i Juventusit ka arritur të dhurojë vetëm dy asiste në elitën e futbollit anglez, çka dëshmon se forma dhe rendimenti i tij nëpër vite ka pësuar rënie të dukshme.

Futbollisti u ble pikërisht nga ‘Zonja e Vjetër’ për shumën e 89 milionë funteve gjatë verës së vitit 2016, një rekord i transferimeve atëbotë. /Lajmi.net/