Pogba e ka ndarë mendjen – do të largohet nga Man Utd në fund të sezonit

Paul Pogba nuk do të vazhdojë me Manchester Unitedin pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

18/05/2022 16:21

Sipas asaj që raporton Di Marzio, francezi e ka ndarë tërësisht mendjen për ta lënë “Old Traffordin” pikërisht në këtë verë, transmeton lajmi.net.

Kontrata e 28-vjeçarit më 30 qershor 2022, periudhë kjo që është shumë afër, me palët që janë dakorduar për mos vazhdim të bashkëpunimit.

Brenda këtij sezoni, Pogba shënoi një herë dhe asistoi nëntë herë në 20 ndeshje të luajtura në Premier League. /Lajmi.net/