Pogba e do transferimin te gjiganti evropian

Paul Pogba është duke e kërkuar largimin nga Manchester United.

Merkato

26/03/2019 14:06

U mendua se Paul Pogba do ta rinovonte kontratën te Manchester United, por tani ai e dëshiron largimin.

Mesfushori francez ka kërkuar nga agjenti i tij, Mino Raiola, që ta kompletojë marrëveshjen me një skuadër nga Serie A apo La Liga, përcjell lajmi.net nga AS.

Pogba ka zgjuar interesimin e Real Madridit dhe Juvetnusit, andaj ai e dëshiron kalimin te njëra nga to.

Manchester United e di se nuk mund ta mbajë në skuadër, andaj do të kërkojë 110 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/