Pogba dhe Mbappe tek Real Madrid? Reagim interesant nga Toni Kroos

Kylian Mbappe dhe Paul Pogba janë dy emrat të cilët po përmenden se mund të kalojnë në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë kësaj vere.

Sport

20/05/2019 16:24

Për dyshen në fjalë është pyetur edhe mesfushori gjerman i Real Madrid, Toni Kroos, i cili ka dhënë një përgjigje shumë interesante.

Kroos ka thënë se e mirëpret ardhjen e francezëve në Real Madrid, por ka thënë se ai nuk mund të thotë nëse do të vijnë apo jo, pasi ka thënë se nuk është ai që kryen transferimet.

“Më pëlqejnë si lojtarë, por pyetja nuk është e vlefshme për mua” ka thënë mesfushori i ‘Los Blancos’, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund t’i blejë unë ata. Unë kam një kontratë me skuadrën, por është pyetje për klubin” ishin fjalët e Kroos.

Kroos dhe skuadra e tij nuk kanë pasur një sezon aq të mirë këtë vit, duke mbetur pa asnjë trofe dhe duke përfunduar 19 pikë prapa Barcelonës. /Lajmi.net/