Pogba: Çmimi im është i çmendur

Paul Pogba ka thënë se çmimi i tij prej 200 milionë euro është një gjë me të vërtetë e çmendur, duke thënë se ajo sjell marramendje.

Sport

11/03/2015 10:33

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola ka thënë se skuadra që dëshiron të transferojë klientin e tij duhet të paguajë 200 milionë euro, çmim i kombinuar për rrogën dhe kartonin e tij.

“Unë mendoj se duhet të fokusohem më shumë në fushën e lojës sesa në gjërat që mund të më sjellin marramendje”.

“Unë jam i koncentruar në performancën time, ashtu si çdo herë. Nëse dëshironi të dini për këto gjëra, duhet ta pyesni Raiolan”, tha Pogba.