Podujevë: Arrestohet një person për tentim-vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti të martën rreth orës 19:00, ka shtënë me pistoletë në tentim për ta vrarë një person tjetër.

Lajme

04/06/2015 12:36

Raportohet se deri të tentim-vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes dorasit dhe viktimës.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe ka konfiskuar katër gëzhoja te cal 7.62 mm, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një fishek i kalibrit 7.62 mm.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.