Podujeva shënon Ditën e Mjedrës

Do të mbahet sot në Podujevë manifestimi tradicional “Dita e Mjedrës”. Ky manifestim është organizuar nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe shoqatën "Mjedra e Llapit".

Lajme

06/10/2015 08:25

Aty, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Podujevës Agim Veliu dhe Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp.

Manifestimi do të organizohet në sheshin “Ali Ajeti” pranë Komunës se Podujevës, duke filluar nga ora 11:00.

Një manifestim i tillë u mbajt para pak kohësh edhe në Prishtinë./K.P.