Podolski starton ndaj Juventusit?

Lukas Podolski raportohet se do të startojë qysh sonte me skuadrën e Interit dhe madje pikërisht në derbin e madh ndaj Juventusit.

Sport

06/01/2015 16:38

I huazuari nga Arsenali, Lukas Podolski pritet të luaj qysh nga minuta e parë në takimin ndaj Juventusit, shkruajnë mediat italiane.

Starti i tij nga minuta e parë ishte i papritur edhe për Roberto Mancinin, por kjo vije pasi Rodrigo Palacio është i sëmurë dhe nuk mund të paraqitet.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Juventus Arena, e cila pritet të jetë mjaft interesante, duke parë rivalitetin që kanë këto dy skuadra.