Podolski mbetet në Arsenal

Lukas Podolski nuk do të largohet nga Arsenali. Menaxheri Arsene Wenger ka insistuar se sulmuesi gjerman është dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e gjigantit londinez.

Sport

26/08/2014 18:33

Juventus lirisht mund ta shlyejë një emër nga lista e objektivave për transferim në repartin sulmues. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përjashtuar mundësinë e largimit të gjermanit Lukas Podolski, i kërkuar së fundmi nga Juventus.

Por, Podolski ka zgjuar interesim edhe nga Schalke 04, Galatasaray, Fenerbahce dhe Atletico Madrid. Megjithatë, pas lëndimit të Olivier Giroud, ai duket se do të mbetet në Emirates Stadium.

“Podolski nesër do të jetë me ne, dhe do të mbetet me ne”, deklaroi Wenger në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit me Besiktasin të mërkurën, në kuadër të play-offit, për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.