Podolski i lumtur me kalimin te Interi
Lukas Podolski ndjehet tejet i lumtur që do ta kalojë pjesën e mbetur të këtij sezoni te skuadra italiane, Interi, ku kaloi si pjesë huazimi nga Arsenali.
Sport
Sulmuesi gjerman ka thënë se është shumë i lumtur me kalimin e tij te Interi nga skuadra e Arsenalit në formë huazimi.
”Unë kam folur me Mancinin dhe mendoj se ai është trajner i mrekullueshëm. Ai më dëshironte mua dhe jam i lumtur që jam këtu”.
”E di se Serie A është ligë kompetitive dhe dua ta ndihmoj skuadrën që të arrijë Ligën e Kampionëve”.
”Jam i lumtur, Forza Inter dhe shpresoj se do të kemi një sezon të mrekullueshëm”, tha 29 vjeçari gjerman.