Pochettino shpërthen në lot pas suksesit historik të Tottenham

Mauricio Pochettino nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve pas suksesit historik të Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/05/2019 23:35

Skuadra e Tottenham është kualifikuar për në finale të Ligës së Kampionëve pas fitores dramatike prej 2:3 në shtëpinë e Ajax.

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ka shpërthyer në lot, pas arritjes në finale me skuadrën e tij, Tottenham.

Kjo është hera e parë që Tottenham siguron finalen e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/