Pochettino merr drejtimin e Bayernit?

Mauricio Pochettino po vlerësohet nga Bayern Munich që ta marrë detyrën si menaxher i përhershëm në ''Allianz Arena'', sipas Sky në Gjermani.

Sport

21/11/2019 12:26

Mauricio Pochettino u shkarkua si trajner i Tottenham të martën, me Jose Mourinho që u emërua si pasardhësi i tij në më pak se 24 orë më vonë.

Asnjë kontakt nuk është bërë me argjentinasin pas shkarkimit të tij nga Tottenham, por ai kuptohet të jetë në krye të listës së tyre të kandidatëve për rolin e lirë që aktualisht po plotësohet nga trajneri i përkohshëm Hansi Flick, përcjell lajmi.net.

Ish-trajneri i Southampton pritet të nis bisedimet shumë shpejtë me drejtuesit e ‘Bavarezëve’, në mënyrë që zyrtarizimi të ndodhë para vitit të ri.

Pochettino u largua nga Spurs këtë javë pas pesë vjetësh në krye, duke e udhëhequr klubin në finalen e  Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/