Pochettino me lot në sy: “Faleminderit futboll, pa ty nuk jetohet”

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është deklaruar shumë i emocionuar pas kalimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/05/2019 23:40

Tottenham ka shënuar fitore 2:3 në Amsterdam kundër Ajaxit, për të siguruar finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Argjentinasi pas ndeshjes ka ‘falënderuar’ futbollin për këtë emocione që dhuron, duke thënë se pa këtë sport nuk ka jetë.

“Faleminderit futboll. Faleminderit për lojtarët e mi, ata janë heronj”, ka deklaruar Pochettino pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pa futboll është e pamundur të jetohet. Faleminderit”, ka shtuar ai me lot në sy./Lajmi.net/