Pochettino konfirmon: Mbappe do të ftohet për ndeshjen e radhës, nuk ka kërkuar largim nga klubi

Trajneri i parisienëve, Mauricio Pochettino ka folur në konferencën për shtyp para duelit të nesërm ku PSG do të luajë ndaj skuadrës së Reims.

Sport

28/08/2021 16:58

Trajneri i PSG -së, në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Reims, foli për të ardhmen e Mbapés, duke u shprehur qartë për qëndrimin e francezit në Paris.

”Mbappe? Asnjëherë nuk kam kërkuar të largohet nga PSG. Ai do të thirret për nesër”, është shprehur argjentinasi kur u pyet për 22-vjeçarin.

“Kylian po përgatitet për ndeshjen e nesërme dhe po punon shumë mirë, ai nuk më ka thënë se dëshiron të largohet nga Parisi. Leonardo dhe presidenti ynë tashmë kanë sqaruar se cili është pozicioni i PSG -së në lidhje me të ardhmen e tij” ka shtuar Pochettino.

Pas një oferte fillestare prej 160 milion eurosh të refuzuar nga PSG, Real Madrid ka ngritur ofertën, duke i ofruar PSG-së 170 milion euro plus 10 milion bonuse, ofertë të cilën ekipi francez ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë apo jo.

Sidoqoftë fjalët e Pochettinos tani mund të jenë një indikacion që klubi parisien ta refuzojë edhe këtë ofertë nga klubi madrilen, dhe kësisoj të mbajë francezin në skuadër së paku edhe për një sezon tjetër. /Lajmi.net