Pochettino ka një kërkesë për bordin e Tottenham – pritet merkato aktive

Mauricio Pochettino duket se ka nisur një kërkesë tek bordi drejtues i Tottenham Hotspur.

Sport

20/10/2019 17:32

Tottenham janë në një krizë të rezultateve, dhe duket se kjo krizë do të bëjë që në skuadër të afrohen emra të rinj, por ndoshta edhe të largohen disa.

Pochettino ka thënë se Spurs duhet të jenë gati për merkaton e janarit, përkundër faktit se ka insistuar se është i kënaqur me skuadrën aktuale.

Spurs kanë fituar vetëm tri nga nëntë ndeshjet e luajtura në Premierligë këtë sezon, dhe janë pa fitore që nga humbja e thellë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern, me rezultatin 7:2.

‘Sky Sports’ kanë raportuar se argjentinasi ka bërë thirrje tek bordi që të përgatiten për një numër rekrutimesh në merkaton që po afron.

Transferimet mund të jenë pika kthyese për fillimin e dobët të kësaj kampanje. /Lajmi.net/