Pochettino gjen punë menjëherë pas shkarkimit nga Tottenham

Mauricio Pochettino mund t’i rikthehet menjëherë futbollit, pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.

Sport

20/11/2019 16:24

Skuadra angleze të martën në mbrëmje ka vendosur që të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas.

Është Jose Mourinho që ka zënë vendin e tij te Tottenham, i cili ka qenë i papaunë që pas largimit nga Manchester United.

Mediet në Britani raportojnë se Pochettino mund të marr drejtimin e Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Bavarezët janë në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Niko Kovac në javët e fundit./Lajmi.net/