Pochettino garanton: Gjasat që unë dhe Mbappe të qëndrojmë janë 100%

Mauricio Pochettino ka dhënë një garanci të fortë në drejtim të Paris Saint Germain, duke thënë se ai dhe Kylian Mbappe do të qëndrojnë.

Sport

28/04/2022 16:40

Ditëve të fundit, argjentinasi u lidh me një largim nga “Parc de Princes”, pas dështimit që ta fitojë Champions Leaguen me PSG.

“Gjasat që unë dhe Mbappe të qëndrojmë në PSG janë 100%”, tha shkurtazi ai, transmeton lajmi.net.

Dyshja ishte e kërkuar nga shumë skuadra të ndryshme, me francezin që gatise ishte zyrtarizuar te Real Madridi.

Përfundimi i sezonit është shumë afër, kohë kjo e cila pritet të përcaktojë shumë gjëra në lidhje me qëndrimin apo jo të dyshes në Francë. /Lajmi.net/