Pochettino flet për rikthimin e Neymar

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino, ka folur për rikthimin e Neymar.

Sport

26/02/2021 17:18

Paris Saint Germain do të ndeshet me skaudrën Dijon në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1 të shtunën mbrëma, transmeton lajmi.net.

Maurizio Pochettino vlerësoi gjëndjen e Neymarit, ku tha se ai është në rrugën e duhur për tu rikthyer në fushë.

“Neymar po ndjek protokollin që stafi mjekësor ka krijuar për të”, tha ai.

“Ai ka filluar përsëri të vrapojë në fushë, ka bërë stërvitje fizike individuale. Dhe për të sqaruar për të gjithë, ai është në një gjendje shumë të mirë shpirtërore, është i lumtur”, shtoi ai.

“Deri atëherë gjithçka është nën kontroll, ai është në kohë për shërimin e tij”, tha Pochettino.

“A mund të jetë gati ai për Barçën në Ligën e Kampionëve? Hipoteza duket reale, edhe nëse do të jetë e nevojshme të shohim mbarëvajtjen e lëndimit gjatë dymbëdhjetë ditëve të ardhshme”, tha argjentinasi.

“Deri atëherë, Parisi do të përballet me Dijonin, por edhe Bordeaux të mërkurën e ardhshme, dhe Brest të Shtunën 6 mars në Kupën e Francës”, përfundoi Maurizio Pochettino./Lajmi.net/