Pochettino e Alonso në radarin e Bayern Munich

Janë mësuar dy emra nga lista e Bayern Munich për zëvendësuesin e mundshëm të Niko Kovac.

Sport

11/11/2019 20:17

Kovac është shkarkuar nga posti i trajnerit të Bayern, pas rezultateve negative, me humbjen nga Eintracht Frankfurt që ishte goditja fatale.

Emra të shumtë janë përmendur deri më tani si kandidatë potencial për të zëvendësuar trajnerin kroat.

‘The Athletic’ së fundmi jep emrat e Mauricio Pochettino dhe Xabi Alonso si ata që janë në radarin e Bayern, transmeton lajmi.net.

Pochettino ka impresionuar tek Tottenham deri në këtë edicion, por tashmë punët nuk po ecin mirë për argjentinasin.

Alonso në anën tjetër është fytyrë familjare për Bayern, pasi lojtari kishte veshur fanellën bavareze si lojtar. /Lajmi.net/