Po trajtohej si pasojë e një aksidenti, vdes qytetarja nga Gjakova

Viktima femër ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.

Lajme

17/05/2022 08:53

Aksidenti në fjalë kishte ndodhur më 12 maj, ndërsa viktima ka vdekur derisa po trajtohej si pasojë e plagëve të pësuara gjatë këtij aksidenti.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Gjakovë 12.05.2022 – 15:15. Më 16.05.2022 në spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.”./Lajmi.net/