Po shkarkohet Solari, Real Madrid e rikthen një trajner të njohur deri në fund të sezonit

Real Madrid po mendon që ta shkarkojë Santiago Solarin në këtë javë.

Sport

11/03/2019 14:52

Pa eliminimit nga të gjitha garat, Real Madrid nuk dëshiron të vazhdojë më me Santiago Solarin.

Skuadra spanjolle do t’i ndajë rrugët me trajnerin argjentinas në këtë javë, duke e sjellë një emër të njohur në stol, përcjell lajmi.net.

Sipas ABC News, Real Madrid po e rikthen në skuadër Aitor Karankan, që në të kaluarën ishte në rolin e asistentin të Jose Mourinhos në Santiago Bernabeu.

Ish-mbrojtësi i madrilenëve do të vihet në krye të skuadrës deri në fund të sezonit, për ta emëruar një trajner tjetër për sezonin e ri. /Lajmi.net/