Po realizonte fotosesion në bikini, modelja gati e pësoi nga qeni

Modeles së njohur nuk i shkoi mirë seti i fundit fotografik.

ShowBiz

14/08/2019 14:15

Demi Rose njihet për imazhet provokuese, në të cilat vazhdimisht ekspozon linjat trupore, shkruan lajmi.net.

Modelja, së fundi ka realizuar një fotosesion e veshur në bikini të zeza dhe një kapele në kokë, si çdo herë dukej tejet joshëse.

Në fotografitë e siguruara nga “DailyMail”, shihet momenti kur Demi Rose ishte gati ta pësonte nga një qen.

Teksa po realizonte fotografitë provokuese, një qen iu afrua buzë detit dhe rrezikoi ta kafshonte modelen. /Lajmi.net/