Po humbisinin ndaj Interit, dy lojtarët e Milanit përleshen mes vete

Humbja ndaj Interit, ka shkaktuar një përplajse të fuqishme te lojtarët e Milanit.

Sport

17/03/2019 23:39

Milan u mposht në San Siro nga Interi me rezultat, 2:3.

Franck Kessie dhe Lucas Biglia, ishin pamja më e keqe në humbjen e rosonerëve ndaj rivalit lokal, përcjell lajmi.net.

Pas zëvendësimit të Franck Kessie në minutën e 69’, në stolin e Milan ka ndodhur një rrëmujë e vogël.

Mesa duket ka pasur një debat të nxehtë mes Kessi dhe Lucas Biglia, i cili ishte ulur në stol pa u aktivizuar në derbi.

Duhej ndërhyrja e stafit teknik për të qetësuar situatën, me Kessie që shkon në dhomat e zhveshjes. /Lajmi.net/

https://twitter.com/AlessiaNovelli2/status/1107388271267594240