“Po humbas punën” – ‘Squid Game’ i sjell probleme 32-vjeçares
Ajo shkroi në Twitter se ka humbur dy punë të mundshme si rezultat i lidhjes së saj në dukje me shfaqjen e suksesshme.
Fun
Një transmetuese që përdor emrin @squidgame thotë se po humbet punën, sepse njerëzit mendojnë se ajo është e lidhur me shfaqjen e Netflix.
Lydia Ellery përdor titullin @squidgame në Twitch dhe @squidgaming në Twitter. Ajo gjithashtu përdor @squidgame në Instagram dhe thotë se e ka emrin atje për rreth 11 vjet.
Ajo shkroi në Twitter të martën se mund t’i duhet të ndryshojë emrin pasi ka humbur dy punë të mundshme si rezultat i lidhjes së saj në dukje me shfaqjen e suksesshme.
“Duket se në fund të fundit mund të më duhet të ndryshoj titullin tim. Kam humbur 2 mundësi të mahnitshme prezantimi, sepse njerëzit nuk duan të më punësojnë me titullin tim të “squid game”.
Ellery, 32 vjeç, më parë tha se i ishte ndaluar përkohësisht llogaria e saj në Instagram pas publikimit të shfaqjes. Ajo mendonte se kjo ndodhi sepse njerëzit ose po përpiqeshin të raportonin llogarinë, ose të hynin në të. Që atëherë ajo ka rifituar aksesin.
Ellery tha të enjten: “Së pari më dërgojnë komente abuzive, më pas më bëjnë ban, tani po humbas punën”.
Shfaqja distopike e Netflix ka të bëjë me një grup njerëzish që konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për fëmijë për të fituar para të mjaftueshme për të shlyer borxhet e tyre. Menjëherë pas publikimit, ai u bë seriali më i ndjekur i Netflix. /Lajmi.net/