Po flet Arif Hikmeti
Aktori i mirënjohur nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, i njohur si Arif Hikmeti në serialin “O sa mirë” flet për fëmijërinë dhe ato që pasuan. Sali Berisha ka qenë imitimi tij i parë. Mësoni në intervistë cilat role do t’i luante në rast ftese nga “Hollywood”.

ShowBiz
Aktori i mirënjohur nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, i njohur si Arif Hikmeti në serialin “O sa mirë” flet për fëmijërinë dhe ato që pasuan. Sali Berisha ka qenë imitimi tij i parë. Mësoni në intervistë cilat role do t’i luante në rast ftese nga “Hollywood”.
Lajmi.net: Na e përshkruaj karakterin tuaj si fëmije, cili ishte roli yt në shoqëri me dy fjalë?
Xhevdet Jashari: Pasionant, problematik.
Lajmi.net: Aktrimi për ty ka qenë ëndërr qysh në fëmijëri apo profesion i rastësishëm?
Xhevdet Jashari: Qysh si fëmijë e kam ndjekur dhe e kam dashuruar këtë profesion.
Lajmi.net: Cili do të ishte profesioni juaj, në rast se nuk do të bëheshit aktor?
Xhevdet Jashari: Nuk do doja të kisha tjetër profesion.
Lajmi.net: Kush ishte idoli yt i fëmijërisë. Pse ai?
Xhevdet Jashari: Sport-Billy, e doja çantën e tij.
Lajmi.net: Si ndiheni kur në serialin “O sa mirë” vajza e drejtorit ju thotë: “si arush”?
Xhevdet Jashari: Arifhikmeti si ndihet… e keni pa vet.
Lajmi.net: Kush ka qenë personazhi i parë që keni imituar?
Xhevdet Jashari: Sali Berisha.
Lajmi.net: “Foli Arif Hikmeti”, një paralajmërim se “ja ku jam”, apo një shprehje me vetbesim “kur flas unë, dëgjoni mirë”?
Xhevdet Jashari: Kur flas unë, s’ka teori tjetër.
Lajmi.net: Sikur industria e filmit “Hollywood” të të jepte ofertë për të luajtur rolin e homoseksualit ose rolin e “nëmur” të Jokerit që luajti Heath Ledger, cilin do zgjedhje, pse!?
Xhevdet Jashari: Hahahah vetëm që e përmendët më erdhi mirë… unë jam profesionist edhe do luaja gjithçka që më jepet.
Lajmi.net: Kush është personi më i shtrenjtë në jetën tuaj?
Xhevdet Jashari: Nëna.
Lajmi.net: Më mirë të qash në një makinë “Bugatti” apo të qeshësh në një “Fiqa”?
Xhevdet Jashari: Bugati, ani se qaj…
Lajmi.net: Cili është libri më i mirë që keni lexuar deri më tani?
Xhevdet Jashari: Krimi dhe Ndëshkimi – Dostojevski.
Lajmi.net: Në rast se do ta shkruanit librin e jetës suaj, si do t’ia vënit titullin?
Xhevdet Jashari: UNË.
Lajmi.net: Kush nga politikanët shqiptar di të aktrojë më së miri?
Xhevdet Jashari: Ata që nuk dijnë të aktrojnë, humbin.
Lajmi.net: Cili nga qytetet e banuar me shqiptarë është vendi që një artist mund të jetoj më mirë?
Xhevdet Jashari: Te krejt jetohet edhe te asnjani s’jetohet.
Lajmi.net: Kush është aktori më i mirë shqiptar dhe botëror momentalisht?
Xhevdet Jashari: Refet Abazi – Daniel Day Lewis.
Lajmi.net: Motoja që ju përcjellë në jetë?
Xhevdet Jashari: Kur t’ja bësh një të keqe dikujt, mendo sa do të të dhimbte ty.
Lajmi.net: Për fund, kur ke ndërmend ta rrahësh drenicakun në “O sa mirë”?
Xhevdet Jashari: Kjo varet nga skenaristi më i mirë shqiptar, Ard Islami.
Intervistoi: Agim Sulaj