Po e quajnë “Messi i Turqisë”, Arda Guler talenti i së ardhmes në futbollin europian

Skuadra e Fenerbahces arriti fitore në javën e parafundit të futbollit në Superligën e Turqisë, ndaj Antalyaspor me rezultatin 2 me 0. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Enner Valencia, por krejt vëmendja ishte te asisti që iu bë atij nga talenti, Arda Guler, shkruan Lajmi.net 18-vjeçari bëri një super depërtim dhe…

Sport

31/05/2023 16:50

Skuadra e Fenerbahces arriti fitore në javën e parafundit të futbollit në Superligën e Turqisë, ndaj Antalyaspor me rezultatin 2 me 0.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Enner Valencia, por krejt vëmendja ishte te asisti që iu bë atij nga talenti, Arda Guler, shkruan Lajmi.net

18-vjeçari bëri një super depërtim dhe asistoi në stilin e lojtarëve të mëdhenj, si Luka Modric dhe Lionel Messi.

Guler po llogaritet si një prej talentëve më të mirë në Europë dhe shumë prej tifozëve besojnë se do të ketë një të ardhme të ndritur.

Gjatë këtij sezoni, si 18-vjeçar ai ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asiste.

Vlera e tij momentale në sajtin “Transfermarkt” shkon në 11 milionë euro, kurse kontratë me Fenerbahcen ka deri në vitin 2025./Lajmi.net/