“Po bie qeveria” – Zbulohen komunikimet mes ish të dërguarin për dialog, Miroslav Lajçak dhe pedofilit, Jeffrey Epstein

Të mërkurën, Komiteti i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së publikoi 20 mijë faqe dokumente, për të cilat thuhet se përmbajnë komunikime të financierit të ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein, i cili ishte dënuar për shfrytëzim seksual të të miturve. E përditshmja sllovake SME, e cila ka analizuar një pjesë të arkivit, raportoi se ka gjetur…

Bota

14/11/2025 14:19

Të mërkurën, Komiteti i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së publikoi 20 mijë faqe dokumente, për të cilat thuhet se përmbajnë komunikime të financierit të ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein, i cili ishte dënuar për shfrytëzim seksual të të miturve.

E përditshmja sllovake SME, e cila ka analizuar një pjesë të arkivit, raportoi se ka gjetur atë që duket të jetë korrespondencë direkte midis Epsteinit dhe diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak nga viti 2018.

Në ditën e njëjtë, në rrjetet sociale u përhap një ‘screenshot’ që tregon një mesazh midis Steve Bannon, ish-strategut kryesor të Donald Trumpit dhe Epstein.

Në emailin e datës 15 mars 2018, Epstein e përmend “Miro Lajçak” dhe shënon se “po bie qeveria në Sllovaki”.

Koha përkon me ngjarjet kur presidenti sllovak, Andrej Kiska pranoi largimin e qeverisë së Robert Ficos pas protestave masive për vrasjen e gazetarëve Jan Kuciak dhe Martinas Kushnirova, transmeton telegrafi.

Asnjë nga këto korrespondenca nuk vërtetojnë se Lajçak ishte ftuar, apo kishte marrë pjesë, në ndonjë takim me Epsteinin ose Bannonin.