Po besojnë në mua

Eqrem Kryeziu deklaroi në Lubizhdë se me ardhjen e LDK’së në pushtet do të hiqet, siç tha ai, vula e zezë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Prizren.

Lajme

24/10/2013 13:40

Kandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, deklaroi në Lubizhdë, gjatë një aktiviteti elektoral, se tani është koha për ndryshim në këtë qytet.

Kryeziu ka mbajtur tubimet zgjedhore në Lubizhdë, Krajk dhe në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

“Është momenti historik që të ndërrohet rrjedha e gabueshme, të cilin e ka marrë Kosova me këtë qeveri të papërgjegjshme”.

“Vullneti dhe besimi gjërat e pamundshme i bëjnë të mundshme. Nuk ka energji më të mëdha se besimi”.

“Kur hyra këtu dhe e pashë këtë energji të njerëzve që besojnë te unë, isha shumë i kënaqur”.

“Unë po shoh se te njerëzit tanë po kthehet besimi. Qytetarët kërkojnë ndryshime, ju jeni ata që po kërkoni ndryshime”.

“Votojeni LDK’në dhe mos e çoni votën kot, sepse nëse LDK’ja vjen në pushtet do të hiqet vula e zezë e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.