Plumba pranë Kongresit, një viktimë
Gjithçka filloi me një aksident trafiku, kur një grua i iku konvojit të Shtëpisë së Bardhë dhe u aksidentua pranë Kongresit. Ajo u ndoq nga njëzet vetura të policisë. Nuk dihet nëse kishte armë zjarri dhe cili ishte motivimi për një sjellje të tillë.
Lajme
(E Plotësuar, 02:22)
Autoritetet tregojnë se policia ka plaguar dhe ka vrarë gruan që krijoi rrëmujën në kryeqytetin e SHBA’së sot.
Vajza njëvjeçare e gruas, e cila ishte në makinë me nënën e saj, është gjallë, nuk është lënduar dhe është nën përkujdesjen e autoriteteve. Gruaja e vrarë ishte 34 vjeçe dhe së bashku më të bijën jetonin në shtetin Connecticut. Hulumtimet vazhdojnë në shtëpinë e gruas në Connecticut dhe tek familja e saj në Brooklyn, NY.
Të shtëna armësh janë dëgjuar në Washington, pranë Kongresit Amerikan, që rezultuan me mbylljen e tij.
Ngjarja në Capitol Hill la një grua të vrarë dhe një polic të lënduar.
Gjithçka filloi me një aksident trafiku, kur një grua, e cila po voziste një automobil të markës Infinity, i iku konvojit të Shtëpisë së Bardhë dhe u aksidentua pranë Kongresit. Gjatë ikjes, gruaja në Infinity goditi një makinë të policisë, gjë që shtyu policinë të përcjellë atë me të shtëna armësh.
Nuk dihet ende nëse gruaja kishte armë zjarri.
Ajo u ndoq nga njëzet vetura të policisë, deri kur bëri ndeshje jashtë Kongresit. Një polic u lëndua si pasojë e një aksidenti gjatë ndjekjes, duke u lënduar nga airbag’u i makinës.
Ndërkohë që po rrjedhte ngjarja, Kongresi u mbyll për shkaqe sigurie dhe turistët e shumtë që ishin aty pranë u këshilluan nga policia që t’i rrinin larg ngjarjes.
Policia e Capitol Hill, që nuk po paguhet që nga mbyllja e Qeverisë Amerikane, luajti rol kryesor në ruajtjen e sigurisë.
Qeveria Amerikane u mbyll më datën 1 tetor, në mesnatën e ditës së hënë, për shkak të mosmiratimit të buxhetit amerikan. Ndërsa Partia Republikane kërkon që të mos financohen pjesë të Ligjit për Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm, Shtëpia e Bardhë dhe Demokratët këmbngulën që Presidenti u zgjodh pikërisht për këtë politikë që u konsiderua ndër më kryesoret e tij.
Kjo ngarje vjen pak kohë pas tragjedisë në Navy Yard, që la 13 vetë të vdekur.