Plisat vizitojnë Prishtinën, ja çfarë kërkojnë nga lojtarët
Mobilizimi në kryeqytet pothuajse ka arrit pikun maksimal. Qytetarët e Prishtinës, banorët e saj, jo vetëm këta, të gjithë adhuruesit e Prishtinës anekënd Kosovës e Diasporë, duan vetëm një gjë: titullin e kampionit të Kosovës, njofton ‘Prishtinafc.com’.
Sport
Ndërsa, sot në seancën e rregullt stërvitore që u mbajt nga ora 11 në stadiumin e 2 Korrikut, vizituan edhe Plisat.
Adhuruesit e Prishtinës, ‘Plisat’ vizituan skuadrën dhe u takuan me futbollistët. Përfaqësuesit e adhuruesve më të faltkë patë qëndrim të qartë:
“Djem, jemi pas jush në çdo hap, sidomos në tre ndeshjet e fundit që të gjitha janë finale. Duam nga Ju angazhim maksimal. Titulli dhe Kupa janë në duart tona. E keni mbështjen e fuqishme. Do të jemi pas jush. Do të jemi masovik në Prizren. Nga Ju duam që t’i fitoni tre ndeshjet e radhës dhe emrat e juaj do të shkruhen me ngjyrat e arit në historinë e klubit”,