Plisat shfaqin plagët e rrahjes nga policia (Foto)

Grupi i tifozëve nga Prishtina, Plisat, kanë publikuar fotografinë e një tifozi që shfaq plagët e marra në shpinë pas rrahjes së djeshme nga policia.

Sport

30/01/2015 17:47

Plisat kanë reaguar duke publikuar fotografinë e një tifozi që shfaq plagë në shpinë, të marra nga rrahja e djeshme nga policia.

Grupi i tifozëve nga Prishtina të enjten njoftoi se ishte sulmuar nga policia në Fan Club-in e tyre në kryeqytet, duke pretenduar se në mesin e atyre që pësuan nga agresioni ishte edhe portieri i FC Prishtinës, Kushtrim Mushica.

Tani ata kanë publikuar një fotografi të një tifozi me plagë në shpinë për të dëshmuar se janë sulmuar.