‘Plisat’ mesazh Greqisë (FOTO)

Sigal Prishtina është duke luajtur ndaj skuadrës qipriote nga ana greke AEK Larnaca në kuadër të FIBA Europe Cup, ndërsa tifozët e klubit ‘bardhekaltër’, kishin përgatitur një mesazh për Greqinë.

Sport

01/12/2015 20:08

‘Plisat’ e kanë shfaqur një baner gjatë ndeshjes me skuadrën AEK Larnaca në të cilën shkruante se Çamëria është Shqipëri, transmeton Express.

Mbetet të shihet nëse ky akt do të dënohet nga FIBA, pasi nuk lejohet që gjatë ndeshjeve të basketbollit të barten mesazhe politike.