‘Plisat’ kundër Remzi Ejupit: Ndërpritet për pak minuta ndeshja Prishtina – Llapi

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit është ndërprerë për pak minuta, kur kishin kaluar 19 minuta të ndeshjes.

Sport

13/09/2019 19:13

Tifogrupi ‘Plisat’ kanë hedhur mjete piroteknike në fushën e blertë, duke bërë që loja të ndërpritet për pak minuta.

Veprimet e përkrahësve të Prishtinës kanë ardhur si shenj proteste kundër kryetarit të skuadrës, Remzi Ejupi, raporton lajmi.net.

Para se të hidheshin mjetet piroteknike në fushë, ‘Plisat’ në kor thërrisnin “Nëse ski zemër, ik prej Prishtine, nuk je për këto ngjyra, ik prej Prishtine”, vargje gjithashtu të nisura për Ejupin.

Telashe ka pasur edhe jashtë tribunave, ku rreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’ janë arrestuar disa anëtarë të këtij tifogrupi. /Lajmi.net/