“Plisat” i japin zemër Prishtinës në stërvitje para ndeshjes vendimtare me Trepçën

Sigal Prishtina të dielën e zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më të vështira deri më tani këtë edicion në basketbollin e Kosovës. Sigal Prishtina e luan takimin e pestë gjysmëfinal ndaj Trepçës në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës, shkruan lajmi.net. Ekipi bardhekaltër e zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në Pallatin e…

Sport

29/04/2023 23:37

Sigal Prishtina të dielën e zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më të vështira deri më tani këtë edicion në basketbollin e Kosovës.

Sigal Prishtina e luan takimin e pestë gjysmëfinal ndaj Trepçës në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ekipi bardhekaltër e zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Të pranishëm në këtë seancë stërvitore ishin edhe dhjetëra tifozë të klubit prishtinas.

“Plisat” kënduan, brohoritën dhe ndezën mjete piroteknike për t’i mbështetur basketbollistët e Prishtinës.

Faqja zyrtare e Sigal Prishtinës ka publikuar edhe pamje nga palestra ku shihen edhe “Plisat”.

Sigal Prishtina dhe Trepça pas katër ndeshjeve të zhvilluara në gjysmëfinale kanë rezultat 2:2 pas katër ndeshjeve në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Fituesi i takimit të dielës do të luajë në finale të “Play-Off”-it kundër Pejës./Lajmi.net/