Play-offi në NBA: Golden State Warriors triumfon 126 – 117 ndaj Dallas Mavericks

Golden State Warriors e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të play-offit ndaj Dallas Mavericks me rezultat 126 – 117.

Sport

21/05/2022 09:09

Stephen Curry shënoi 32 pikë me gjashtë trepikësha dhe tetë kërcime të tjera, ndërsa Kevon Looney arriti 21 pikë dhe 12 kërcime.

Donçiç shënoi 42 pikë, pesë kërcime, tetë asistime, tre vjedhje dhe një bllokim.

Sa u përket lojtarëve të tjerë të Warriors, Jordan Poole shënoi 23 pikë nga stoli, Andrew Wiggins shënoi 16 dhe Klay Thompson htoi 15 pikë për  ndeshjen e dytë radhazi.

Ndeshja tjetër luhet në Dallas të dielën.

Rezultati i përgjithshëm mes tyre është 2-0 në të mirë të Warriors. /Lajmi.net/