‘Play Off’ raundi i dytë: Heat marrin epërsinë ndaj 76ers, Suns mposhtin Dallas Mavericks
Miami Heat e ka nisur mirë raundin e dytë të ‘Play Off’, njësoj sikur skuadra e Phoenix Suns.

Sport
Skuadra e Heat ka mposhtur Philadelphia 76ers me rezultatin 106:92, shkruan lajmi.net.
Më efikasi te skuadra e Miami Heat ishte Tyler Herro, i cili shënoi 25 pikë në 9/17 nga loja e hapur dhe 3/3 nga gjuajtjet e lira.
Në radhët e 76ers më së shumti pikë shënoi Harris (27). Ai ishte i saktë në 11/18 nga loja e hapur dhe 4/5 nga gjuajtjet e lira.
Në ndeshjen tjetër, përkundër 45 pikëve të Luka Doncic, skuadra e Dallas Mavericks pësoi humbje ndaj Phoenix Suns, me rezultat 114:121.
Doncic ishte më i dalluari në ndeshje, me 45 pikë dhe 12 kërcime, si dhe tetë asistime.
Në radhët e Suns shkëlqeu Devin Booker, me 23 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.
Miami Heat shkon në 1:0 në serinë ndaj Philadelphia 76ers, sikurse edhe Phoenis Suns ndaj Dallas Mavericks. Tutje shkon skuadra që arrin katër fitore (më e mira nga shtatë ndeshje). /Lajmi.net/